Fansja e zjarrtë ‘çmendet’ pas Ledri Vulës. Ja çfarë bën?
Ledri Vula është një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar si dhe një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Në profilin e tij në “Instagram”, Ledri ndan me 1.6 milionë ndjekësit foto e video të ndryshme, duke nisur nga ato të koncerteve e deri te familjare.
Por së fundmi reperi ka treguar një nga veprimet më të ‘çmenduara’ dhe më të veçanta që një nga fansat e tij të zjarrtë ka bërë për të.
Teksa ka publikuar një video në “Instastory”, Ledri ka treguar që fansja e tij e ka bërë tatuazh në dorë autografin e tij “Vula”.
Mirëpo “Vula” nuk është një tatuazh si gjithë të tjerët, sepse mesa duket ai ka një kuptim të veçantë për fansen e ‘zjarrtë’, pasi ai i kujton të ëmën.
“Ky tatuazh ka shumë kuptim për mua dhe sjell shumë kujtime me nënën time. Unë dhe mamaja ime shkonim së bashku në koncertet e Ledrit, këndonim këngët e tij dhe argëtoheshim më shumë, dhe këngët e tij ishin opsioni i parë kur donim të ndiheshim mire.
Kështu që sa herë që e shoh këtë tatuazh do të më sjellë këto kujtime të mrekullueshme. “Merri merri” do të jetë gjithmonë kënga jonë e preferuar mami”, ka shkruar fansja.