Çmime të reja të derivateve nga mesnata

Gazetar: Angell Dimovski

Çmimet e karburanteve ndryshojnë nga mesnata. Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim me të cilin çmimet e derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,27%. Sipas vendimit, çmimet e benzinës me 0,5 denarë për litër dhe nga mesnata do të shiten me çmime prej 84,5 deri në 86,5 denarë për litër. Çmimi i dizelit ulet me 0,5 denarë dhe do të jetë 80 denarë për litër. Ndërkaq, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar.

Karburanti Ndryshimi Çmimi i ri

“EUROSUPER BS-95 rritet për 0,5 denarë/litër 84,50 denarë/litër
EUROSUPER BS-98 rritet për 0,5 denarë/litër 86,50 denarë/litër
EURODIZEL (D-E V) ulet për 0,5 denarë/litër 80,00 denarë/litër
Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon 79,50 denarë/litër
Mazut M-1 NS ulet për 0,796 denarë/kg 41,495 denarë/kg”, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se do të duhet të bëhen ndryshime në politikën e akcizave, pasi, siç theksoi ai, jemi rasti i vetëm ku nafta është më e lirë se benzina pa plumb.

“Le të stabilizohet kriza, le të qetësohen gjërat. Mendoj se akcizat për të dyja llojet e karburanteve duhet të barazohen, në atë mënyrë që për njërin lloj të ulen, ndërsa për tjetrin të rriten. Kjo është përvoja dhe praktika në të gjitha vendet fqinje. Askund nuk kemi naftë kaq dukshëm më të lirë se benzina pa plumb. Pothuajse kudo nafta është më e shtrenjtë, madje dukshëm më e shtrenjtë se benzina pa plumb. Le të qetësohen gjërat, le të vijë më në fund paqja e shumëpritur dhe pastaj të fillojmë të mendojmë në atë drejtim”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Ndërkohë në bursat botërore çmimi i naftës u rrit pas përplasjeve disaditore midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat nxorën në pah brishtësinë e marrëveshjes së përkohshme të paqes dhe ngadalësuan sërish furnizimin me energji përmes Ngushticës së Hormuzit. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 73,21 dollarë për fuçi. Ndërkaq, javën e kaluar, nafta e papërpunuar Brent pësoi rënie prej 10,6%./Alsat.mk.

The post Çmime të reja të derivateve nga mesnata appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme