Gazetare: Era Gjakova
Fundjava që lëmë pas theu rekorde të nxehtësisë në shtete të cilat njihen për temperatura të ulëta. Danimarka shënoi rekord të ri me 30 gradë celsius, Polonia u përball me 40.5 gradë celsius, kurse Gjermania targetoi 41.7 gradë celsius.
Pavarësisht masave që secili shtet ka ndërmarr, duke përfshirë thirrjet për kujdes të shtuar, minimizim të aktivitetit fizik dhe daljeve, në rastin e Gjermanisë edhe reduktim të linjave të transportit publik, Evropa serish po përpallet me humbje të mëdha në njerëz njoftoi Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Mbi 1.300 vdekje shtesë janë regjistruar që nga 21 qershori dhe lidhen me temperaturat e larta në Evropë. Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me ritëm dy herë më të lartë se mesatarja globale. Aktualisht, 150 milionë njerëz jetojnë nën ndikimin e vapës ekstreme – qindra kanë humbur jetën, shkollat janë mbyllur dhe rrjetet energjetike po mbingarkohen”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i OBSH-së.
Shtetet evropiane kanë gjetur mënyra kreative për të ua lehtësuar qytetarëve përballimin e kësaj vale të të nxehtit.
Në këtë mënyrë autoritetet në Gjermani, por dhe në Çeki kanë kontribuar që qytetarët që ishin në ambiente të hapura më lehtë të përballojnë të nxehtin përvëlues.
Ndërsa Franca veçmë po fillon të ndjej ulje të temperaturave, e njëjta nuk pritet për Evropën Qendrore dhe Lindore të cilat do të vazhdojnë të përballen me temperatura të shumë të larta./Alsat.mk.
The post Temperaturat përvëluese godasin Evropën, OBSH: Mbi 1.300 vdekje në dy javët e fundit appeared first on Alsat.



