Çmimet, Bekteshi harron çfarë deklaronte

Gazetar: Mefail Ismaili

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duket se ka harruar deklaratat e tij lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Disa muaj më parë, për mos veprim ndaj rritjes drastike të çmimeve arsyetohej me mos miratimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, ku shtoi se për këtë arsye inspektorati nuk mund të veproj në terren dhe të ngri rritjen e çmimeve.

“E thash në momentin që do të miratohet ligji atëherë në bazë të analizave të inspektoratit të tregut ndoshta do të ketë edhe ngrirje të drejtpërdrejtë të çmimeve të produkteve bazë”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Por në gjysmën e dytët ë muajit nëntor, kur kuvendi miratoi Ligjin për mbrojtjen e Konsumatorëve, ministri Bekteshi në konferencë për mediat tha se fillon ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

“Buka ishte mbi 40 denarë sot është 36 deri në 38 denarë dhe aty pres lirim shtesë. Nga data 5 deri në 13%  deri në javën e parë të dhjetorit të ketë zvogëlim, nëse nuk ka zvogëlim varësisht prej prodhimeve gjithsesi se do të sjellim masa të reja”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Por qytetarët nuk u besojnë deklaratave të ministrit dhe funksionarëve të pushtetit. Ata thonë se nuk vërehet ulje, por rritje e çmimeve të produkteve ushqimore.

Ministri ka të drejtë sepse ministri shkon në për restorante nuk shkon tek ushqimi ku duhet me ngrënë e me pi. Ministri duhet ta dijë, a është prej këtij vendi a jo. Le të vjen tek unë ministri, me ministrin do të hyjmë e do e shohim si është… Ai duhet ta dijë a ka familja, rrethina, më larg, të dalë ta shoh si është puna, se ai e ka grupën e vetë 4 – 5 vetë, shkon nëpër restorante porosit me paret tona e a be se ka kush ti paguaj… Bëni të fala atij ministrit le të vjen në katër sy të bisedojmë a më kupton.

Jo bre asgjë nuk është liruar, 40 denarë e kam marrë bukën në furrë përsëri 40 denarë, para dy muajve 40 denarë, përsëri 40 denarë.

Deri më tani nuk është liruar asgjë prej një muaj që blej për në shtëpi asgjë nuk është liruar, përkundrazi ka diçka që është shtrenjtuar, por për lirim nuk ka asnjë lirim asgjë… ministrat patjetër të thonë ashtu për ta ruajtur vendin e tyre…

“Jo jo rrenë është e kulluar, fundi i fundit ‘shkoj Jonuzi erdh Domuzi’, mos presim gjë më të mirë, nëse nuk ka lëvizje më radikale duke nisur prej meje që i them këto fjalë”…

Deklaratat e uljes së çmimeve për mua janë demagogji, vetëm fjalë të thata, çmimet nuk ulen në vazhdimësi, ulja e Çmimeve mund të bëhet vetëm me një kontroll të inspekcioneve të cilët duhet të funksionojnë edhe në institucionet e shtetit përfshirë inspekcionet e administratës, pastaj inspektorët e tregut, punës e kështu me radhë e të funksionojë sistemi i dënimeve, përfshirë administratorët, prodhuesit dhe shitësit.

Për ato ka, për ne nuk ka,  për popullin

Jo nuk besoj tek asnjë politikan.

Një ditë më parë, kryeministrit Kovaçevski i dhamë një bukë dhe llogari fiskale si dëshmi se çmimi i bukës nuk është liruar ashtu siç deklarojnë funksionarët e pushtetit./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme