Çmimi i benzinës dhe dizelit mbetet i njëjtë, vetëm vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet për dy denarë për litër, ka vendosur pasditen e sotme Komisioni Rregullativ për Energji.
Kështu, nga mesnata, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim prej 75,5 denarë për litër. Eurosuper BS-95 me çmim prej 79 denarë për litër, Eurosuper BS-98 me çmim prej 81 denarë për litër dhe dizel me çmim prej 77 denarë për litër. Çmimi i mazutit mbetet i njëjtë – 52,354 denarë për litër.
Vendimi i fundit i Komisionit Rregullator të Energjisë rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 0.54 për qind krahasuar me vendimin e djeshëm. /Alsat.mk