“Çohu ik në shkollë, do të dënoj…” – Gerta tenton të zgjojë Gjestin nga gjumi, Egli i kthehet…

Gerta është munduar mëngjesin e sotëm që të zgjojë Gjestin nga gjumi në “Big Brother VIP 4”

Gerta është munduar mëngjesin e sotëm që të zgjojë Gjestin nga gjumi. Ajo ka shkuar pranë krevatit të tij ku ishte dhe Egli duke bërë make-up dhe i thotë që të zgjohet.

Me shaka, Gerta i thotë të çohet se do të shkojë në shkollë. Gjesti nuk kthen përgjigje në asnjë moment por vazhdon të flejë. Por ishte Egli, ajo që i përgjigjej banores.

Ajo i tha që të ikte pasi nuk merrte audiencë me këto muhabete. Gjithashtu Egli i tha që ‘të shohë se çfarë do bëjnë ata pa u kthyer ai përgjigje’.

Gerta iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Do merret me ty dhe me Rozanën gjithë kohës? Po rrini, përqafohuni e puthuni njëri-tjetrin”.

Pjesë nga biseda:

Gerta: Gjesti do çohesh se do ikësh te dhoma e rrëfimit.

Egli: Zero audiencë janë me këto muhabete

Gerta: O Gjest, të çohet, ça audience

Egli: E dëgjoi

Gerta: Ta zgjojmë moj se për t’a dëgjuar të ka ty ai që i flet te veshi. Gjesti pse rri aq vonë natën? Pse nuk fle natën dhe të rrish zgjuar ditën? Hë Gjesti, çohu dhe shko në shkollë sot

Egli: Të shohim ça bëni vetëm po nuk u ktheu përgjigje

Gerta: Ej çohu dhe ik në shkollë, Gjesti. Ça bën vetëm? Gjesti ku rri pa mua në këtë shtëpi. Me ça do bëjë, do merret me ty dhe me Rozanën?

Egli: E kuptove ça të thashë

Gerta: Do merret me ty dhe me Rozanën gjithë kohës? Po rrini, përqafohuni e puthuni njëri-tjetrin

Egli: A po ik se nuk të erdhi njeri për të folur, fol me vete

Gerta: Gjesti çohu e ik në shkollë sot, nuk e ke pushim. Çohu se e ke humbur orën e parë të mësimit, shko në të dytën të paktën. Çohu se ke edhe fizkulturë sot do të kënaqesh. Gjesti do të të dënoj nëse nuk ikën në shkollë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme