“Çohu moj, gore”- E tërhoqi zvarrë dhe e ofendoi, flet e moshuara që u dhunua nga djali i saj: Çuni ishte i dehur, e kam falur për gjithçka

E moshuara që u dhunua nga djali i saj, 48-vjeçari Alban Mansaku, ka thyer heshtjen lidhur me ngarjen e rëndë, duke kërkuar lirimin e të birit nga burgu.


Alban Mansaku u arrestua pasi një video që tregonte se si djali tërhiqte zvarrë dhe ofendonte nënën u bë virale në rrjete sociale rreth një muaj më parë.

E moshuara tha për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, se i biri ishte i dehur mbrëmjen që ndodhi ngjarja dhe se e ka falur për gjithçka.

Ajo tha se djali i saj është person i mirë dhe se vuante nga probleme psikologjike, për shkak të problemeve të tij familjare.

“Çunin e kam të mirë. Kalamajtë ia kam pas të mirë…Ai më thoshte mua çohu, unë nuk ngrihesha. Dola vetë jashtë se mu ndalonte fryma. Për të marr ajër. Edhe unë nuk jam e urtë dhe çuni gjithmonë më bënte yzmet”, tha ajo.

E moshuara tregon se videon e ka shpërndarë në rrjete sociale një fqinj i tyre.

“Unë vuaj nga shumë sëmundje. Jam keq nga të gjitha gjërat. Dola një natë atje së mërdhiva, çuni më thoshte hajde brenda. Hajde brenda se do mërdhish, kështu më thoshte çuni, se kalamajtë i kanë ikur. I kanë ik në Itali fëmijët. Ky i futej ndonjëherë rakisë. Çunin e kam të mirë. Kalamajtë ia kam pas të mirë…Ai më thoshte mua çohu, unë nuk ngrihesha. Dola vetë jashtë se mu ndalonte fryma. Për të marr ajër. Edhe unë nuk jam e urtë dhe çuni gjithmonë më bënte yzmet. Erdhi policia dhe i thashë e ka hedhur komshiu videon, ka vënë kamerat dhe it ha çuni mos i vendos kamerat që të shohë pallatin tim. Ka pas pi raki”, tha e moshuara.

Pjesë nga video e publikuar në rrjetet sociale

Alban Mansaku: Çohu moj gore, m*tit se mu rru k*rin ti. Merre ambulancën në telefon “jam sëmur”.

Gruaja: Nuk jam sëmurë!

Alban Mansaku : Merre merre, merre dhe njëherë ambulancën në telefon merre. Çohu moj plake, o plake (e tërheq zvarrë).

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, njofton policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme