Cooper lobon që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet përmes ndryshimit të kufijve

Robert Cooper, ish-këshilltari i Baroneshës Ashton e cila ndërmjetësoi në bisedimet Kosovë –Serbi, në Bruksel, po lobon që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje edhe me ndryshimin e kufijve.

“Nëse palët merren vesh, atëherë ku është problemi? Nëse merren vesh, atëherë kjo do të thotë se po bashkëpunojnë se po e zgjidhin bashkë problemin. Nëse kjo marrëveshje përfshin edhe njohjen e Kosovës, që mendoj se është e një rëndësie vitale, atëherë mendoj se dy palët do t’u kthehen punëve serioze në shtetet e tyre”

Megjithatë sipas tij shumë detaje rreth idesë për shkëmbime të territoreve dhe ndryshim të kufijve nuk janë thënë.

“Por, aty ka shumë detaje që duhen zgjidhur, për cilat territore flitet saktësisht, si do të vendoset kufiri, si do të përfshihen qytetarët, çfarë masa do të do merren për mbrojtjen e pakicave etj. Pra, unë mendoj se kjo është një problem mjaft I komplikuar, se deri te kjo marrëveshje nuk do të vijmë shpejt dhe se për këtë duhet mjaft kohë” është shprehur ai.

Cooper ka folur edhe për qëndrimin e këshilltarit të Donald Trump për çështje nacionale, John Bolton, rreth idesë së ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E sa i përket z.Bolton, mendoj se nëse vendet e rajonit mund të merren vet vesh dhe të gjejë zgjidhjen e problemit –mendoj se kjo është ajo që ne në Europë kemi dashur gjithmonë”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar edhe kundërshtimin e Angela Merkel për ndryshimin e kufijve.

“Po sic e kam thënë të shohim së pari se çka po propozojnë Prishtina dhe Beogradi. Dua të them se ne nuk po e dimë saktë se për çfarë po diskutojmë, pasi ende s’ka propozim. Por, nëse të gjithë akterët në shtëpi pajtohen, atëherë ku është problemi“ ka thënë Cooper.

Në fund Cooper ka thënë se problemi i ‘ndryshimit të kufijve’ është një çështje që duhet të zgjidhet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Liderët e të dy shteteve duhet që të flasin ndërmjet vete dhe të këshillohen më këdo që dëshirojnë ata, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu edhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, dhe më pas të shihet se çfarë rezultatesh do të vijnë nga ta. Mendoj se është ende herët që të merret një pozicionim lidhur më këtë “, është shprehur ai, shkruan ‘telegraf.rs’, transmeton Gazeta Express.

Ideja e prezantuar nga Thaçit dhe Vuçiq është kundërshtuar ashpër nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe gjithashtu edhe nga Britania e Madhe.

Edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se ndërmjet dy shteteve duhet të arrihet një marrëveshje që garanton stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit.

Ndërkohë shumë ish-diplomatë të BE-së, kanë dalë kundër kësaj ideje, pasi sipas tyre në rast se ndodh ndryshimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë një marrëveshje e tillë do shndërrohej një precedent edhe në vendet tjera të Ballkanit.

Edhe faktori politik në Kosovë është unik kundër idesë së Thaçit për ndryshim të kufijve. Madje Lëvizja Vetëvendosje, e Albin Kurtit, me 29 shtator ka organizuar një protestë kundër Hashim Thaçit dhe idesë së tij për prekje të kufijve.

Opozita gjithashtu kishte propozuar që në Kuvendin e Kosovës të miratohej një rezolutë që do t’ia ndalonte Thaçit të fliste në Bruksel për çështje të kufijve të Kosovës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme