Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic e ka quajtur veprim “vetëvrasës” synimin e serishëm të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, transmeton Gazeta Metro.
Dacic ka deklaruar dje se Kosova është paraqitur sërish të jetë anëtare e Interpolit e, sipas tij, është e mundshme edhe paraqitja për anëtarësim në UNESCO. Dacic, sipas medieve serbe, u ka thënë gazetarëve në Beograd se Serbia “po përgatitet për këtë luftë dhe Kosova do të humbë përsëri”.
“Nuk e kuptij këtë nevojë të Kosovës për veprime të tilla vetëvrasëse, Do të humbë me rezultat edhe më të keq”, ka thënë Dacic pas takimit me ministrin e punëve të jashtme të Burudnti, Ezekjel Nibizhir.
Nibizir ka thënë se në përgjithësi Burundi është “kundër secesionit”, prandaj ka marrë vendim (vitin e kaluar) për tërheqjen e njohjes së Kosovës, ndërsa Dacic ka përmendur se ky shtet ka votuar edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.