Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq u takua sot me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadorin Jan Brathu, me të cilin diskutoi mbi këtë mision.
Gjatë takimit siç bën të ditur MPJ-ja serbe, të dyja palët diskutuan rëndësinë e misionit si dhe nevojën për një monitorim të vazhdueshëm dhe sistematik të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, transmeton Klan Kosova.