Daçiq frikësohet nga kthimi i Biden në Shtëpinë e Bardhë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se tani është moment i përshtatshëm në arenën ndërkombëtare për të krijuar përparime në zgjidhjen e çështjes së Kosovës,

Sipas tij, pyetja është se si situata do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Duke folur për TV Pink, ai tha se ne duhet shfrytëzuar kjo kohë për të arritur një marrëveshje për Kosovën, sepse siç ka thënë ai, është e mundur që në pushtet në Amerikën të kthehet administrata “, e cila ishte e keqe për ne”.

“Ajo administratë nuk ishte aq shumë e Obamës sa ishte e Clintonit. Pyetja është se sa kthimi i Biden dhe dikujt tjetër nga ai rreth do të ishte i mirë për ne”, tha kryediplomati serb.

Sipas fjalëve të tij, liderët shqiptarë të Kosovës janë duke pritur që këto ndryshime të ndodhin.

“Për ne edhe ky është një opsion, por mendoj se kurrë nuk do të jenë në gjendje që të bëhet një anëtar i Interpolit, UNESCO-s dhe për të mos përmendur anëtarësimin në OKB”, tha ministri dhe shprehu besimin se shumë shpejt, më pak se gjysma e numrit të shteteve anëtare të OKB-së do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Klan Kosova .

Duke komentuar deklaratat e udhëheqësve të Kosovës për demarkacion të mundshëm, Daçiq ka thënë se kjo është një “kakofoni, zhurma që vijnë nga Prishtina në mënyrë që të mos sjellë ndonjë zgjidhje”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme