Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë të themeluar nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, ka kërcënuar sot shqiptarët e Kosovës.
Në një intervistë për ditoren serbe Alo, duke komentuar intervistën në RTV Dukagjini të deputetit të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinajt, ai ka thënë se “shqiptarët e Kosovës duan të eliminojnë serbët”.
“Ata gjithnjë kërkojnë shkas për të kryer punën që nuk e bënë në marsin 2004”, ka thënë Daçiq, transmeton Telegrafi.
“Nuk pres të reagojë (ndaj Haradinaj), Thaçi (Hashim) dhe Mustafa (Isa), por pres nëse do të deklarohet dikush nga Brukseli apo se me heshtjen e tyre do t’i japin legjitimitet spastrimit etnik të serbëve të Kosovsë. Në anën tjetër, ju them të gjithëve që të mos luajnë me zjarrin, sepse Serbia do të mbrojë popullin e saj në çdo moment”, ka thënë ai.
Daut Haradinaj të premten ka thënë se vëllai i tij, Ramushi, mund të ekstradohet nga Franca për në Serbi, “nëse dikush e do Kosovën etnikisht pa serbë”. Në një reagim të tij drejtuar politikanëve të Serbisë, ai ka thënë po ashtu shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik.
“Kemi dhënë prova se jemi njerëz të fjalës dhe këtu pajtohem me të gjithë, por ndjekja nga kriminelët në Beograd do ta marr përgjigjen e njëjtë çdo herë”, ka thënë Daut Haradinaj.