Daçiq: Konflikti i ngrirë me Kosovën mund të çojë në krizë politike

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq paralajmëroi sot se konflikti i ngrirë me Kosovën mund të çojë në provokim të krizës politike të vendit dhe një ngërç në integrimin evropian.

Ai vuri në dukje se Serbia mund të ballafaqohet me një çështje të rëndësishme. – A do të mbrojë serbët, a do të ndërhyjë dhe a do të hyjë në konflikt me KFOR-in dhe NATO-n?

“Atëherë pyetja është a do të mund Serbia të kërkojë ndihmën e Rusisë”, tha Daçiq për RTV Pink, transmeton lajmi.net

Ai vlerësoi se rreziku i dytë i konfliktit të ngrirë, është se Perëndimi ka mësuar tashmë mbi shembullin e Millosheviqit.

Kjo është, shpjegoi ai, se forcat dhe qëndrimet e caktuara politike në momentin e caktuar po largohen nga brenda: “Ka politika të mjaftueshme që na ndeshin me bashkësinë ndërkombëtare në provokimin e konflikteve”, deklaroi Daçiq

Sipas tij, nuk është e mundur që çështja e Kosovës të zgjidhet pa Rusinë, e cila siç thotë ai, së bashku me Kinën, është boshti kryesor dhe mbështetja kryesore si një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Nëse nuk do të ishte Rusia dhe Kina, ndoshta Kosova do të antarsohej në OKB. Nëse Beogradi dhe Prishtina nuk bien dakord asnjë lëvizje e njëanshme nuk do të njihet nga Moska apo Pekini”, thekson Daçiq, duke shtuar se vizita e Presidentit të Serbisë në Rusi ishte jashtëzakonisht e rëndësishme.

Duke iu referuar vizitës se Hashim Thaçit në liqenin e Ujmanit, ai nënvizoi se ishte një provokim i pastër, i cili nuk i solli asgjë Hashim Thaçit, në kuptimin politik.

“Serbia reagoi ashpër, por në mënyrë racionale, duke mos lejuar që ajo të hyjë në një konflikt, sepse atëherë nuk ka kthim”, tha Daçiq duke shtuar se kjo ishte një përpjekje për të forcuar pozitën e Thaçit dhe si rezultat bashkësia ndërkombëtare i shikon veprimet e tij përmes gishtave të tij.

Ministri i Punëve të Jashtme serbe shprehu shpresën se në nëntor çështja e Kosovës përsëri do të kthehet në Këshillin e Sigurimit.

Deri në fund të vitit, Daçiq pret,që numri i shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës do të jetë nën 100, dhe pastaj, siç tha ai, “Unë mund të dal në pension”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme