Daçiq: Merkel nuk duhej ta takonte humbësin Vuçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se takimi në mes të shefit të tij në qeveri – kryeministrit Aleksandër Vuçiq dhe kancelares gjermane Angela Merkel nuk duhet të zhvillohej.

 

Ai ka thënë se Merkel nuk do të duhej të pranonte takim me njeriun që do t’i humbë zgjedhjet presidenciale, shkruan Tanjug, transmeton Sakte.net.

Sipas Daçiq, edhe vizita në Sarajevë e Vuçiq ka përfaqësuar vazhdimësinë e asaj që ai bën në Serbi.

“Merkel duhej ta dinte se zgjedhjet në Serbi janë afër, për çka nuk duhet ta takonte dikë i cili mendon që t’i fitojë ato”, ka thënë Daçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme