Zgjon reagime deklarata e presidentit Thaçi lidhur me LGBT: Në Kosovë ka shumë “fakera”

Portali Sakte.net publikoi një sekuencë nga një intervistë e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ku ndër të tjera ai foli edhe lidhur me përkrahjen e tij të komunitetit LGBT.

“Jam një prej presidentëve në rajon që shumë publikisht, zëshëm dhe fuqishëm e kam mbrojtur dhe afirmuar të drejtën e njerëzve LGBT sepse është një e drejtë e tyre të dashurojnë dhe të dashurohen. Në këtë drejtim mendoj se Kosova ka treguar shembullin më të mirë edhe me marshutën që e kemi bërë në Prishtinë. Sepse në disa kryeqytete të rajonit edhe tankset i qesin në rrugë me i mbrojt. Ne kemi dalur, unë si president… edhe në programin tim si president, në ditën e inaugurimit e kam prezantuar këtë prioritet mbështetës dhe gjithashtu jam treguar edhe në praktikë duke i afirmuar me pjesëmarrjen time në marshutë. Kështu që në Kosovë ka shumë “fakera””, ka deklaruar presidenti Thaçi, përcjellë portali Sakte.net

Kjo deklaratë ka zgjuar reagime të ndryshme në rrjete sociale menjëherë pas publikimit të videos nga portali Sakte.net

Presidenti Hashim Thaçi vitin e kaluar kishte dalur haptazi në mbështetje të marshit të organizuar nga komuniteti LGBT, duke theksuar se secili qytetar i ka të drejtat e garantuara me ligj.

“Jemi për t’i afirmuar këto të drejta, sepse në Kosovë çdo qytetar pa dallim etnie, gjinie, i kanë të drejtat e barabarta, dhe ne do t’i afirmojmë këto të drejta në këtë marsh”, kishte theksuar Thaçi, qëndrim ky i konfirmuar edhe tani./Sakte.net

https://www.facebook.com/portalisakte/videos/641312212724158/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme