Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pretendon se shteti i Sierra Leones ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Për këtë Daçiq ka prezantuar notën ku sipas tij thuhet se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
Daçiq deklaroi se kjo “tërheqje” e njohjes së Kosovës kishte një rëndësi të veçantë për Beogradin pasi Sierra Leone ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës më 2008.
Mediat kanë publikuar edhe momentin ku Daçiq bashkë me ministren e jashtme të këtij shteti nënshkruajnë dhe prezantojnë para gazetarëve notën verbale me të cilën konfirmojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës.
Në pamjet e publikuara, Daçiq shihet tejet i lumtur me këtë arritje të tij. Po aq e lumutur duket edhe ministrja e punëve të jashtme të Sierra Leones.