Daçiq: Prishtina ka dalë nga dialogu, kemi përgjigje

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të mos zbatojë marrëveshjen për formimin e asociacionit të komunave serbe në fakt është vendim i Prishtinës për të braktisur dialogun e Brukselit.Kështu ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, sipas të cilit i gjithë procesi i dialogut tash mund të kthehet në zero.“I bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së që të ndikojnë urgjentisht në Prishtinën që të përmbushë detyrimet e marra në marrëveshjen e Brukselit, pasi ekziston rreziku maksimal që procesi i negociatave përfundimisht të ndërpritet. Beogradi nuk do të ketë asnjë përgjegjësi lidhur me këtë”, tha Daçiq për Sputnik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme