Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, mburret me politikën e jashtme të vendit të tij, me marrëdhëniet fqinjësore që ky vend zhvillon me të tjerët, ndërsa i duket shumë i largët viti 2025 kur Serbia, sipas disa paralajmërimeve, pritet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian
“Viti 2025, data që po përmendet për anëtarësimin e Serbisë në BE, është aq larg sa që është çmenduri të flitet për të”, citon RTS të ketë thënë Daçiq.
Ai gjatë kësaj bisede nuk ka përmendur asnjërin nga fqinjët e vet, as Kosovën e cila është njëra nga kushtet kryesore të BE-së për Serbinë, e ka theksuar, pa pikë uji në sy, se Serbia është “shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore” dhe se përkundër asaj se merr “shpulla”, udhëheq politikën e pajtimit”, transmeton Koha.net.
I pyetur pse mu në kohën kur Serbia negocion për furnizim me armë nga Rusia, javën e shkuar në Washington është paralajmëruar hartimi i raportit për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Rusinë, Daçiq është përgjigjur: “Le ta bëjë secili punën e vet”.