Daçiqi skandaloz: Kosova të ndalë fushatën për njohje, ne e ndalim fushatën për çnjohje

Kërkesa e Përfaqësuesit Special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe disa vendeve perëndimore për të pezulluar fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës është jo-parimore tha Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Daçiq tha se tarifat e vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia dhe fushata që po bën Beogradi nuk janë të ndërlidhura.

Daçiq ka reaguar ndaj deklaratës së Matthew Palmer se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e përgatitur për të pezulluar tarifat për produktet serbe, për të cilat ai tha se ishin një pengesë për vazhdimin e dialogut, transmeton lajmi.net.

Palmer gjithashtu i tha Zërit të Amerikës se SHBA-të shpresojnë që Serbia të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe se mbi ato baza, të dy palët mund t’i ktheheshin në tryezë të bisedimeve në një atmosferë pozitive, të kthyera në një marrëveshje.

Ministri i jashtëm serb gjithashtu kujtoi që Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kishte thënë më herët se pezullimi i fushatës së çnjohjeve mund të diskutohet vetëm nëse Kosova e pezullon fushatën për njohje të Kosovës dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe nëse vendet perëndimore pushojnë së mbështeturi këto aktivitete.

“Epo, këta politikanë tanë kanë një zgjuarsi të shkurtër, ose ata e bëjnë atë me qëllim. Tarifat u ngritën në 100 për qind vetëm për të folur për to dhe patën sukses, flitet vetëm për to. Ata (shqiptarët) e kanë arritur qëllimin, përfaqësuesit tanë politikë e kanë harruar formimin e ushtrisë. Ata kanë harruar dështimin e përmbushjes së detyrimeve të nënshkruara të Marrëveshjes së Brukselit. Asgjë nuk përmendet më”, tha Daçiq.

“Palmer padyshim flet me tendencë, gjë që duhet të pritet duke pasur parasysh interesat që ai përfaqëson dhe zbaton. Shtetet e Bashkuara janë të shtyrë nga gënjeshtrat dhe mashtrimet, dhe kështu është edhe Palmer.”, tha Daçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme