Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, përmes një konference për media, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur, e tashmë ka nisur numërimi.
“Duke u mbështetur në informatat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, vendvotime janë mbyllur, dhe ka filluar numërimi i votave”, ka thënë Daka.
ka thënë se dëshiron të shfrytëzojë rastin për të ftuar komisionarët që të bëjnë kujdes në numërimin e votave, në mënyrë që siç ka thënë ajo, të respektohet vullneti i qytetarëve të Kosovës deri në fund.
Daka ka thënë se nga ora 19:00 ka filluar afati i ankesave në Zyrën për Ankesa dhe Parashtresa, sa i përket procesit të votimit.