Dalin detaje për arrestimin e djalit të Rifat Jasharit, e bëri ish të dashurën për spital

Mbrëmjen e së martës djali i Rifat Jasharit, Fazli Jashari është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij.

Si pasojë e kësaj ish e dashura e Jasharit ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:00, është raportuar për një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur në lagjen Emshir, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka nisë një hetim lidhur me rastin. Si pasojë e sulmit fizik, në këtë rast lëndime trupore ka pësuar një person (femër), dhe të njëjtës i është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe i njëjti me rekomandimin e prokurorit të shtetit nështë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka thënë Policia.

Dyshohet se viktima ka raportuar në polici mëngjesin e së martës se ish-i dashuri i ka shkuar në banesën e saj në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku e ka sulmuar fizikisht.

Viktima A.E., ka deklaruar në polici se i dyshuari ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar pasditen e së martës, ndërkaq pas intervistimit nga policia, është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.