L’Equipe ka zbuluar detajet e kontratës së re të Ousmane Dembele me Barcelonën.
Ylli francez nuk mori asnjë bonus nënshkrimi pas ri-nënshkrimit me klubin, por të dyja palët ranë dakord që të kishin një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro të vlefshme verën e ardhshme, përcjell ORAinfo.
Nëse kjo klauzolë aktivizohet, gjysma e shumës do t’i shkonte Dembele si një mënyrë për të shtyrë pagesën pa ndikuar në financat aktuale të klubit./ORAinfo/