Dalin detajet e reja në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit

Mëngjesin e sotëm ka pasur zhvillime në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit, ndodhur pak kohë më parë në Tiranë.

Saimir Vishaj, avokati i grekut Eftimio Eftimiu kërkoi sot ndryshimin e masës së arrestit.

Sipas Vishës, prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë për klientin e tij dhe materialet e depozituara nga akuza nuk vërtetojnë se greku ka lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Greku Eftimiu akuzohet si vrasësi me pagesë i Devi Kasmit.

Sipas policisë ai me 3 persona të tjerë kanë organizuar atentatin e ndodhur në Tiranë.

Eftimiu është emër i njohur edhe për drejtësinë e vendit fqinj pasi ai është dënuar si person i lidhur me trafikun e drogës dhe trafikim njerëzish.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme