Dalin emrat e ministrave të shkarkuar nga Rama

Ndonëse një ditë më parë u tha se pritej shkarkimi i 8 ministrave, sot thuhet se janë shkarkuar vetëm 4 prej tyre, së bashku me Tahirin. Në mbledhjen që është zhvilluar sot në selinë e Partisë Socialiste, burime jozyrtare raportojnë se janë shkarkuar ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi dhe ministri i  Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.

Këta ministra thuhet se janë shkarkuar për t’iu përkushtuar fushatës elektorale me kohë të plotë. Ndërkohë, ende nuk dihen emrat që do t’i zëvendësojnë ministrat e shkarkuar. Në mbledhjen e sotme  ishte dhe kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, ndërsa mungonte Ministri Gjiknuri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme