Shkarkimi i Ministrave, Basha: Karikaturë e shëmtuar e Rilindjes

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e quajti  arikaturë të shëmtuar të Rilindjes, ndryshimin që po ndodh në qeveri. Duke folur nga çadra e protestës Basha tha se po ikin shërbëtorët e qeverisë. Sipas shefit të opozitës, se fajin për dështim nuk e kanë ministrat e shkarkuar por Edi Rama që solli krimin në pushtet.

“Ajo që po ndodh pak metra më tutje është një karikaturë e shëmtuar e asaj që quhet Rilindje. Është karikatura e një kryeqeveritari, i cili pasi ka braktisur premtimet me të cilat erdhi në pushtet, pasi ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme me krimin, nuk po dëgjon as zërin e qytetarëve. Ne nuk jemi mbledhur për koka turku, por për zgjedhjet e lira e të ndershme.

Nuk jemi këtu për shërbëtorët e Edi Ramës, por kjo është një lëvizje deri në largimin e Edi Ramë. Ne nuk ia vëmë fajin Lindita Nikollës a ndonjë tjetri për kanabizimin e vendit. Shqiptarët e dinë fare mirë se vendimet politike të Edi Ramës e kanë sjellë krimin në pushtet”, tha Basha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme