Dallara Stradale vjen edhe zyrtarisht – (Foto)

Specialisti italian për vetura garash, Dallara qysh më herët gjatë këtij viti ka paralajmëruar se modeli i tyre sportiv për rrugë, do të quhet Stradale, ndërsa tani ky model me dy ulëse, edhe zyrtarisht është prezantuar, transmeton Zeri.info.

Image

Themeluesi i kompanisë Giampaolo Dallara, thekson se Stradale nuk është veturë e thjeshtë, pasi mes tjerash nuk ka dyer klasike. Duhet përmendur se përveç versionit bazë Roadster pa kulm, si opsion është edhe varianti Coupe me kulm xhami dhe me dyer që hapen lartë.

Image

Stradale posedon motorin e tjunizuar të Ford-it, atë 2,3 litërsh EcoBoost Turbo me 400 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550 Nm, ndërsa pesha e tij falë përdorimit të fibrave të karbonit, është vetëm 855 kg.

Image

Përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 3.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 280 km/h. Çmimi bazë është 155 mijë euro, ndërsa varësisht nga pakoja e pajisjeve, edhe çmimi ndryshon./ZERI

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme