Pas hapjes së tenderit “ Furnizime me fidanë të mjedrës” nga Komuna e Podujevës në krye me Agim Veliun ka reaguar Agjencia Kundër Korrupsionit, përcjellë GazetaBlic.
Përmes një opinionin të nisur drejt Komunës së Podujevës, konkretisht menaxherit të zyrës së prokurimit në komunën e Podujevës, Ibrahim Hoxha, kjo agjenci ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e vlerësimit të dhënies se tenderit, ku komisioni vlerësues pasi që ka përfunduar ekzaminimin, krahasimin dhe vlerësimin e kësaj oferte ka konstatuar se e njëjta nuk është ofertë e përgjegjshme pasi që nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet komfor dosjes së tenderit.
Kjo agjenci ka konsideruar se shkelja të tilla nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj Agjencia kundër Korrupsionit ka kërkuar nga autoritetet kontraktuese që në rast ri-tenderimi të këtij aktiviteti, të prokurimit të veproj komfor Legjislacionit në fuqi për prokurimin publik dhe të mos i përsëris praktikat e tilla në të ardhmen.
GazetaBlic ka kontaktuar kryetarin Veliu dhe i njëjti ka thënë se nuk ka njohuri për rastin pasi që gjendet në Tiranë.
Të bashkangjitur e gjeni opinionin e plotë: