DASH thërret autoritetet e Maqedonisë ta formojnë qeverinë e re

 

Uashingtoni u bëri sot thirrje autoriteteve të Maqedonisë ta formojnë pa vonesë qeverinë e re.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se pas zgjedhjeve të dhjetorit ka një shumicë të qartë në parlament dhe qeveria e re duhet të formohet pa vonesa të mëtejshme që vendi të rifillojë reformat e duhura për t’u anëtarësuar në familjen Euro-Atlantike.

“Politikanët që përpiqen të bllokojnë formimin e qeverisë po e minojnë shtetin ligjor, procesin demokratik, stabilitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët evropianë për t’i nxitur politkkanët që të heqin dorë nga pengesat dhe t’i mbajë ata përgjegjës për veprimet e tyre”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Që prej zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, në Maqedoni vazhdon ngërçi politik dhe zvarritja e transferimit të pushtetit tek shumica e re parlamentare. Procesi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit, si edhe i krijimit të qeverisë është bllokuar.

Lidhja Social Demokrate, e cila pretendon se mund ta formojë qeverinë, thotë se së shpejti do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe më pas do të formohet qeveria reformatore. Por, partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE kërcënon me trazira në rrugë, nëse pushteti kalon në duart e socialdemokratëve.

Presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov, ka përsëritur të mërkurën se nuk do t’ia japë zotit Zoran Zaev mandatin për formimin e qeverisë, për shkak të mbështetjes që Zaev ia jep platformës së partive politike shqiptare, të cilën ai e quan “platfomë e Tiranës”. Sipas Ivanovit, kjo platformë e rrezikon sovrantetin dhe pavarësinë e Maqedonisë.

Dosa analistë në Shkup vlerësojnë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk po përfshihen sa duhet në zgjidhjen e ngërçit politik më se dyvjeçar në Maqedoni dhe presin që drejtuesit politikë ne Shkup të merren vetë me problemet e brendshme.

Kjo shikohet si kriza më e vështirë politike dhe institucionale që e ka përfshirë Maqedoninë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 dhjetorit, të cilat synonin t’i jepnin fund kësaj krize, nuk rezultuan të suksesshme, pas VMRO-DPMNE doli përsëri e para në zgjedhje, ndonëse nuk i arriti numrat për ta bërë vetë qeverinë, kurse aleancën me partitë shqiptare nuk e pranoi për shkak të kushteve që shtruan ato. (r.m.)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme