Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raç-Fifi së fundmi u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe partneri i saj, Adish Patushi mirëpriten djalin që e pagëzuan me emrin – Theo Mal Patushi.
Menjëherë pas lindjes, këngëtarja është bërë aktive në rrjetet sociale duke treguar se po e shijon ndjesën si nënë, përcjell.
Ndërsa sot ajo ka publikuar edhe imazhet e para me djalin e saj në publik.
“Dashuri si asnjë tjetër”, ka qenë përshrkimi që Fifi i ka bërë këtyre imazheve, ku shihet duke e shetitur djalin e saj me karrocë.
Ndërsa ajo që bie në sy është ambient i bukur që e rrethon Fifin gjatë qëndrimit të saj në Amerikë. /ORAinfo/