Daut Haradinaj një “selam” të fortë Qeverisë

Në protestën për përkrahjen e Ramush Haradinajt ka folur edhe vëllai i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj i cili në këtë protestë ka falënderuar të gjithë ata që po e mbështesin Ramushin.

“Shqiptarët janë komb i madh dhe lirinë nuk do t’ia falin askujt. Askujt nuk do t’ia cenojmë lirinë, por kushdo që synon të na cenojë atë do të marrin përgjigjen si në fundshekullin e kaluar”, ka thënë Haradinaj raporton Gazeta Blic.

Ai, tutje i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, që ka thënë se i ka qysh tani pesë mundësi që të tregojë se është shtet.

“E ka mundësinë me i thënë jo dialogut me Serbinë përderisa Serbia nuk ka kërkon falje për krimet që ka bërë. T’i thotë jo demarkacionit që i fal Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë. E kanë rastin t’i tregojnë Serbisë që nuk munden që udhëheqësit e saj të lëvizin lirshëm nëpër Kosovë e të bëjnë fushatë këtu. E kanë rastin unik t’i thonë stop padrejtësive me gjykatën Speciale. Nuk mund të ketë drejtësi etnike. Dhe në fund, e kanë rastin që Kosovën ta bëjnë me ushtri, e të mos bëhen kishe s’po shohin se çfarë po ndodh në rajon”, ka vazhduar Daut Haradinaj.

“Ju po tregoni se ky vend ka Zot. Pavarësisht se kush e udhëheq këtë vend ju jeni sovrani”, tha ai.

E krejt në fund, Haradinaj shtoi se rasti i fundit për këtë Qeveri është bërja e ushtrisë.

Protesta përfundoi e qetë./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme