David Guetta telefonon Bebe Rexhën në mes të performancës, ja çfarë i thotë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha së fundmi ka marrë shumë vëmendje. Ajo ka publikuar këngën e saj të re që titullohet “I’m good (Blue) së bashku me David Guettan.

Kënga e tyre ka arritur një sukses të paparë dhe fansat janë mjaft të entuziasmuar.

 Mirëpo, David Guetta ka qenë së fundmi duke performuar këngën dhe ka parë se si të gjithë fansat e kishin mësuar këngën përmendësh.

Ai menjëherë ka telefonuar Bebe Rexhën duke i bërë me dije se çfarë po ndodhte.

“Unë sapo telefonova Bebe Rexhën, unë dua që ajo ta shohë këtë me ju, këndojeni edhe një herë”, tha ai.

Në nëntor të vitit të kaluar, Bebe Rexha postoi një foto filtra me rroba banje në Instagram dhe u përpoq të shfaqte trupin e vërtetë.

“Doja t’ju tregoja se si dukem realisht. Po, kam kofshët. Po, kam të pasme. Por ja se si dukem unë në kostumin tim të banjës. Ja ku është trupi im. Nuk ka filtra, në rregull? Jo ato fotot e neveritshme që postuan për mua”.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme