David Hale në Kosovë për marrëveshjen e taksën, Haradinaj s’tregon se cila do të jetë porosia e tij

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se e mirëpret vizitën e nesërme të nënsekryetatit amerikan të Shtetit për Çështje Politike, David Hale.
Ai nuk ka treguar se çfarë do të jetë porosia e zyrtarit të lartë amerikan i cili vie në Kosovë për mundësinë e finalizimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë si dhe pezullimit të taksës, por sipas Haradinajt, Kosova e ka marrë seriozisht dialogun, sidomos pas miratimit të Platformës së Dialogut.

Zyrtari i lartë amerikan, David Hale nga Beogradi i ka bërë thirrje Kosovës që ta shfuqizojë taksën e vendosur ndaj mallrave serbe, njofton Klan Kosova.

Ai gjatë një takimi që pati atje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, gjithashtu ka bërë thirrje për ndaljen e ” provokimeve reciproke dhe vazhdimin e dialogut” ka njoftuar ambasada amerikanë në Beograd në llogarinë e saj në Twitter rreth takimin të Hale me shefin e shtetit serb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme