Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova gjatë pjesëmarrjes në Samitin Evropian në Sallzburg ka përsëritur qëndrimin se Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë pjesë e BE-së, por jo sipas kritereve të kryeqyteteve fqinje, por sipas atyre të Kopenhagës. Davkovka ka shtuar se para përmbushjes së kritereve të Kopenhagës është shumë i rëndësishëm mirëkuptimi nga vendet fqinjë të cilat tashmë janë anëtare në BE.
“Duam të jemi aty ku meritojmë të jemi. Pse? Për shkak të kritereve të Kopenhagës. Për këtë arsye duam të shkojmë përmes Kopenhagës, drejtpërdrejt, jo përmes qyteteve të vendeve tona fqinje. Këtë e them sepse konsideroj që para se gjithash duhet të kuptohemi si fillim nga fqinjët tanë”. – Gordana Siljanovska-Davkova, Presidente./ Alsat.mk
The post Davkova kërkon mirëkuptim nga fqinjët: Rruga drejt BE-së sipas kritereve të Kopenhagës appeared first on Alsat.



