Një 70-vjeçar humb jetën nga ethet e Nilit Perëndimor, shtatë të shtruar

Një pacient 70-vjeçar nga komuna e Aerodromit ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor. Drejtori, Fadil Cana tha se pacienti kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese ndërsa në klinikë kishte qëndruar për 57 ditë në kujdes intensiv. Sipas Canës, aktualisht, në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar shtatë pacientë, nga të cilët dy ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ai shtoi se deri më tani gjithsej 67 raste me formën më të rëndë të sëmundjes janë hospitalizuar në Klinikë, prej të cilëve 10 kanë ndërruar jetë, 50 janë shëruar, ndërsa shtatë ndodhen aktualisht në këtë institucion shëndetësor publik.

“Gjithsej shtatë pacientë janë të hospitalizuar në klinikë, dy prej të cilëve janë me pasqyrë më të rëndë klinike. Bëhet fjalë për pacientë të rinj, gjendja e të cilëve është përkeqësuar dhe janë transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv. Një nga pacientët është nga të hospitalizuarit më të fundit, i cili që nga pranimi ka pasur pasqyrë më të rëndë klinike. Të gjithë janë të rritur dhe me sëmundje shoqëruese. Pacienti i fundit është nga Rosomani, ndërsa të tjerët janë kryesisht nga Shkupi”. – Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive./Alsat.mk

The post Një 70-vjeçar humb jetën nga ethet e Nilit Perëndimor, shtatë të shtruar appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme