Debat jo akademik për Akademinë, Opozita kundër ndryshimit të ligjit “për moshën e Gjinushit”

Debati për ndryshimet në ligjin për akademinë e Shkencave shkuan deri në akuza dhe insinuata seksiste në Komisionin e Ligjeve.  Përfaqësuesit e opozitës akuzuan se ndryshimet bëhen që Skënder Gjinushi të marrë një mandate tjetër, ndërsa ku i fundit braktisi mbledhjen

Ndryshimet në ligjin për akademinë e Shkencave u diskutuan në Komisionin e Medias me debate që me akademikët nuk kishin shumë lidhje.

Madje nuk munguan as ofendimet dhe ankesat për insinuata seksiste.

Përfaqësues të Opozitës i thanë në sy Skënder Gjinushit se rritja e moshës së lejuar për të qenë drejtues po bëhej posaçërisht për të.

Gjinushi mohoi! Tha se ndryshimi në ligj nuk ka të bëjë për individë

Argumentet nuk bindën palët çka bëri që kreu i akademisë së shkencave në shenjë revolte të braktiste mbledhjen.

Largimi i Gjinushit nga Komisioni nuk qetësoi palët.

Debatet vijuan për faturën financiare për shkak të rritjes së pagave

Pikërisht këto kundërshtime bënë që komisioni i medias dështoi të miratonte nismën ligjore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme