Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, mori pjesë sot Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike lidhur me Raportin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024.
Celibashi iu përgjigj pyetjeve të pjesëtarëve të Komisionit lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.
Gjatë fjalës së tij Celibashi tha se votimi nga jashtë në zgjedhjet parlamentare ishte sukses, pavarësisht problematikave që u hasën.
Gjithashtu ai tha se KQZ ka adresuar të gjitha denoncimet që janë për këto zgjedhje dhe se bashkëpunimi i KQZ me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në këro zgjedhje ka qenë sukses.
Kaq është dashur që sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë,
Tedi Blushi, të shpërtheje me tone të ashpra ndaj kreut të KQZ-së.
Blushi hodhi akuza të forta ndaj KQZ-së, duke akuzuar institucionin se u bë palë me kryeministrin Edi Rama dhe bandat kriminale.
“Zgjedhjet ishin një farsë elektorale, bandat dhe krimi i organizuar penguan rotacionin politik. Nuk morët asnjë masë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, por u bëtë palë me Edi Ramën”, tha Blushi.
Pjesë nga fjala e Tedi Blushit
Blushi: U bëre pale me Edi Ramën për shkatërrimin e standardeve te zgjedhjeve te 11 Majit 11 maji një farse e terror elektoral, ju me paturpësi thoni se ishin sukses. Vlerësimi juaj për zgjedhjet, deklarate e shkruar nga Edi Rama…Ju fyeni KQZ dhe Kuvendin duke lexuar deklaratat e Edi Ramës. KQZ veproi ne zgjedhje si institucion i politizuar. Ndërkombëtarët folën troc se zgjedhjet e 11 Majit ishin të pabarabarta dhe se bandat dhe krimi i organizuar drejtoi zgjedhjet.
Zgjedhjet ishin një farsë elektorale, bandat dhe krimi i organizuar penguan rotacionin politik. Nuk morët asnjë masë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, por u bëtë palë me Edi Ramën.
Ju bëme thirrje të reagonit për situatën në Vorë, për marrjen peng te qendrave te votimit nga bandite te armatosur, nuk reaguat. Kush i pajisi me bexh banditët elektorale te Edi Rames në Vorë që morën peng qëndrat e votimit? Në këto zgjedhje ishit pjesë e Task Force, së bashku me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Nuk ka asnjë rezultat për parandalimin e krimit zgjedhor, perkundrazi shërbyet si mbështetës i krimeve. Nuk pati asnjë denoncim nga ju për krime zgjedhore, nuk vepruat as në rastin e Vorës. Çfarë mase morët për të parandaluar krimet zgjedhore? Task Forca juaj me SPAK shërbeu vetëm për te goditur politikisht opozitën. 350 kuti votimi kanë dalë nga magazinat në Farkë. A keni firmosur ju dhe a jeni në dijeni se një nga ish-deputetët e PS i ka marrë në dorëzim kutitë? A duhet të kërkoni ndjesë pasi nuk morët asnjë masë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, por u bëtë palë, qoftë edhe me heshtjen tuaj, në shkallmimin e standardeve të zgjedhjeve? Ku ishte KQZ në ditën e zgjedhjeve? Duhet ti ishit përgjigjur shqetësimit të deputetëve të opozitës për situatën në Vorë.



