Debat për këshillin e Agjencisë së Mediave

Gjithsej 23 kandidatë do të luftojnë për shtatë vendet e reja në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive. Ata tashmë kanë kaluar “filtrin” e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve në dëgjesën publike që do të mbahet nesër. Profili i kandidatëve për anëtarë të Këshillit është i larmishëm dhe disa prej tyre, ndër të tjera, janë juristë, gazetarë, analistë, informaticientë, etj. Ndër ta ka anëtarë aktualë të Këshillit, por edhe punonjës në pozita të tjera në Agjenci. Anëtarja e komisionit, deputetja Ilire Dauti, ditë më parë e lëshoi komisionin në shenjë revolte, duke thënë se nuk dëshiron të jetë pjesë e politizimit të Agjencisë së Mediave. Reagimi i saj erdhi pasi kandidatja Nafie Selmani kaloi filtrin e parë, edhe pse përkundër asaj që parashikon ligji, ka qenë me funksione partiake në Alternativa deri pak vite më herët. Selmani nuk është vetmja ndër kandidatët që kanë bagazh politik, si Afrona Vërzivolli, anëtare e Aleancës së Taravarit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme