Debate të ashpra për buxhetin, përmendet diskriminimi në Stajkovcë pas përbytjeve

Amendamentet për rishikimin e buxhetit kanë përplasur deputetët e pushtetit dhe opozitës Maqedonase. Amendamenti i pestë i VMRO-DPMNE-së që të ndahen mbi dy milion euro për dëmshpërblimin e qytetarëve të Ohrit, Strugës dhe Prespër nga tërmetet, ka bërë që pushteti dhe opozita maqedonase të përplasin argumente të ndryshme të qeverisjeve të tyre në fatkeqësitë natyrore.

LILJANA ZATUROVSKA, VMRO-DPMNE

“Kjo që ndodh në Ohër, Strugë dhe Prespë është realitet. Ne kërkojmë që të sigurohen mjete financiare që të mudnen qytetarët të jenë të sigurt, ta dinë se Qeveria me të vërtetë ata do t’i mbështesë. Nëse për ju është barcoletë që 10 ose 12 persona të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për mua është punë serioze që duhet të diskutohet këtu, të sigurojmë mjete”.
Përderisa deputetët e VMRO-DPMNE-në mburreshin me menaxhimin e krizës gjatë përmbytjeve në Stajkovcë, sipas deputetëve të shumicës parlamentare aty është bërë diskriminim i madhë i qytetarëve. Sinja Mirakovska nga Partia e Re Socialdemokrate deklaroi se në Stajkovcë janë priviligjuar mbështetësit e VMRO-DPMNE-së.

SONJA MIRAKOVSKA, PRSD

“Unë nuk do ta përmendja Stajkovcën, por por ju kolege e përmendët. Patjetër t’u them se në Stajkovcë, bëtë diskriminim të paparë në bazë të përkatësisë partiake të qytetarëve. Kishte qytetarë që ishin të privilegjuar, kishte qytetarë të cilëve u siguruar mjete, pa pasur asnjëlloj gjurme sa mjete kanë qëndruar në llogaritë e tyre. Kishte qytetarë të cilëve iu mbushën magazinat për të shitur ujë e mjete tjera, por edhe qytetarë që një litër ujë nuk u dhatë”.
Debati për amendamentet do të zgjasë edhe katër ditë, ndërsa gjatë ditës së djeshme dhe sot, nuk janë shqyrtuar më shumë se gjashtë amendamente. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë shumicën e amendamenteve të propozuara./SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme