Partitë shqiptare “mprehin shpatat” për zgjedhjet lokale, BESA dhe BDI në luftë të ashpër

Partitë politike shqiptare janë të gatshme që zgjedhjet lokale të mbahen më 15 tetor, ashtu siç parashikon kodi zgjedhor. Nga BDI, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, thonë se nuk ka asnjë arsye që kodi zgjedhor të ndryshohet dhe zgjedhjet të shtyhen.

REXHAIL ISMAILI, BDI
“Afat i cili parasheh me ndërrimet që janë bërë në kodin zgjedhor zgjedhjet lokale të mbahen në pjesën e parë të muajit tetor. Dhe unë shpresoj që këto zgjedhje të mbahen më 15 tetor. Dhe edhe një herë po e potencoj BDI është gati për këto zgjedhje lokale”.

FADIL ZENDELI, LËVIZJA BESA
“Ne qëndojmë në pozicionin, në vendimin se zgjedhjet duhet të mbahen në pjesën e parë të muajit tetor, ashtu siç është paraparë me Kodin Zgjedhor dhe rreth kësaj nuk duhet të ketë shtyrje të ndryshme nga subjekte të ndryshme, për shkak se të gjithë së bashku, kishte një marrëveshje konsensuale, që zgjedhjet të mbahen në pjesën e parë të muajit tetor dhe me këtë besoj se edhe subjektet tjera politike do ta respektojnë marrëveshjen e cila tashmë është shndërruar në normë politike”.

SURIJA RASHIDI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“15 tetori, ose gjysma e parë e tetorit, është një termin i kontraktuar mes liderëve dhe bisedimeve partiake dhe ne nuk shohim asnjë arsye që kjo datë të shtyhet. Do të thotë duhet të mbahen më 15 tetor zgjedhjet lokale”.
Të pyetur se çka presin nga zgjedhjet lokale, deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili tha se kryetarët e komunave të kësaj partie e kanë dëshmuar veten dhe presin përsëri fitore. Deputeti i Lëvizjes BESA Fadil Zendeli tha se zgjedhjet parlamentare dëshmuan forcën e kësaj partie në shumë komuna, ndërsa nga dpeuteti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rushiti, nënvizoi se janë në përgatitje të kandidaturave.

REXHAIL ISMAILI, BDI
“Kuadron e BDi kanë rezultate në krahasim me periudhat e mëhershme dhe besojmë se në këto zugjedhje lokale, ashtu si gjedhjet lokale të vitit 2013, BDI do të jetë lider në udhëheqjen e komunave ku gradualisht udhëheqin kuadrot shqiptar”.

FADIL ZENDELI, LËVIZJA BESA
“Kishim një rezultat të shkëlqyeshëm parlamentar, si subjekt i ri që dolëm në skenën politike. Dhe tash me këto zgjedhje lokale në mënyrë definitive të instalohemi në skenën politike, veçanërisht në komunat ku janë shumicë shqiptarët, dhe nënkptohet presim rritje të trupit votues tonë dhe me atë një fitore e konsiderueshme në shumicën e komunave që janë me shumicë shqiptare”.

SURIJA RASHIDI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Gjithsesi ne presim rezultat shumë më pozitiv që e patëm në zgjedhjet e kaluara, jemi të përgatitur për zgjedhjet lokale, jemi duke punuar në përzgjedhjet e kandidatëve dinjitoz të cilët do të na përfaqësojnë ashtu siç duhet në pushtetin lokal dhe rezultati do të jetë i kënaqshëm”.

Në lidhje me zgjedhjet lokale nga LSDM dhe VMRO-DPMNE dje deklaruan se ato janë të caktuara dhe duhet të mbahen më 15 tetor. Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, në intervistë për Agjencinë e lajmeve MIA, deklaroi se më 6 gusht duhet t’i shpallë zgjedhjet lokale./Shenja

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme