Debati publik për Strategjinë për Zhvillimin e Kulturës 2026-2030 që duhej të mbahet sot, është shtyrë për në 11 maj. Sipas Ministrisë së Kulturës, shtyrja ndodh me qëllim të përfshirjes së sa më shumë shoqatave kulturore, institucioneve dhe punonjësve të kulturës. Ndërkohë ky vendim vjen në momentet kur u shtua presioni publik lidhur me shkrirjen e mundshme të Ansamblit Muzikor në Tetovë. Megjitha zv.ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, një ditë më parë tha se Ansambli nuk do të mbyllet. Drejtori i këtij institucioni ndërkohe pret nga Ministria e Kulturës që të angazhohet edhe për realizimin e punësimeve.
“Uroj që të shqyrtohen dokumentet dhe të realizohen punësimet sepse disa herë e kemi thënë se problemi nuk ka qenë në Ministrinë e Kulturës por tek Financat e cila nuk ka miratuar buxhet. Kështu që do e mbajmë për fjale zv.Ministrin dhe kërkojmë përkushtim nga ai për këtë ansambël, sepse ky ansambël është shpirti i Maqedonisë së Veriut dhe i këtij qyteti,” deklaroi Blerim Qamili, Drejtor i Ansamblit Muzikor, Tetovë.



