Deda flet me Hoyt Yee për ‘prioritetet e Kosovës’

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, është takuar sot me ndihmësin e zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Deda e Yee kanë diskutuar “për prioritetet e Kosovës – nevoja për ekonomi të zhvilluar sa më shpejtë, për luftë të njëmendtë kundër korrupcionit, nevoja për qeverisje efektive; si dhe për demarkacionin dhe për situatën rreth FSK-së”, ka bërë të ditur deputeti, i cili javë më parë ka themeluar partinë më të re në vend, “Alternativa”.

Ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit gjatë ditës është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme