Raportohet për koalicion parazgjedhor PDK-AAK-Nisma

Edhe pse akoma s’ka asgjë zyrtare, është duke u raportuar për një koalicion parazgjedhor në mes të PDK-së, AAK-së e Nismës për Kosovën.

Një zyrtar i lartë i PDK-së tha për KosovaPress se marrëveshja është arritur vetëm se pritet që edhe të bëhet zyrtare.

Edhe një zyrtar i AAK-së tha se është arritur marrëveshja, por pa dhënë detaje tjera.

Kanë mbetur edhe 15 minuta kur duhet të dorëzohen në KQZ koalicionet parazgjedhore.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të të tri partive në fjalë, por asnjë nuk ka hapur telefonin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme