Deda: Kosovën po e pret një vit i rëndë

Deputeti i Alternativës Ilir Deda tha sot se viti në të cilin kemi hyrë do të jetë i rëndë.
Ilir Deda në kuvendin e parë zgjedhor të Alternativës tha se Kosovën po e pret një vit i rëndë.

Deda deklaroi se shumica e vitit do të jetë e rëndë për shkak të Gjykatës Speciale dhe intensifikimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

Deputeti i Alternativës dhe njëri nga drejtuesit e saj tha se këtë vit do të ketë zgjedhje të reja dhe pas tyre do ta marrin pushtetin ata që do ta përgatisin Kosovën për BE.

Deda tha se “deri në përfundim të shtetësisë tonë duhet të kemi për interesat nacionale konsensus politik”.

Sot Alternativa do ta zgjedhë drejtuesin e saj, anëtarët e këshillit të përgjithshëm dhe kryesisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme