Deputeti i zgjedhur nga LAA, Ilir Deda, ka shprehur bindjen se interesi shtetëror i Kosovës në dialog duhet të ndërtohet vetëm me konsensus të gjerë të partive politike.
“Atë nuk mund ta ndërtojë asnjë bartës institucional krye në veti. Para se të ndërmarrë hapa të njëanshëm, kryetari i Kosovës duhet të marrë aprovimin e partive politike në Kosovë”, ka thënë Deda, teksa ka shtuar se “Hashim Thaçi nuk është person privat që të merret vesh me Aleksandër Vuçiqin për ‘fazë të re të dialogut’ me Serbinë”.
“Me historinë e tij në dialog ku nuk e ka përfaqësuar interesin e Kosovës dhe ku nuk e ka respektuar Kushtetutën, Thaçi si kryetar i Kosovës – dhe krye në vete – nuk mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin”, ka thënë ai.
© KOHA.