Dedaj: Ekstradimi eventual i Morinës mund të prish marrëdhëniet ndërshtetërore

Serbia edhe zyrtarisht ka dërguar kërkesë për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i cili u arrestua ditë më parë në pikën kufitare Bllacë. Nga ministria e Drejtësisë thonë se kërkesa e Serbisë të hënën do t’i dorëzohet gjykatës e cila merret me rastin.

Për ekstradimin e Morinës në një intervistë për “TV21”, foli ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj. Ai tha se ekstradimi nuk duhet të vij në shprehje pasi siç tha, mund të vij deri te prishja e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Megjithatë, kujtoj se ekstradimi i tij është komplet kundër të drejtave njerëzore është anti-ligjor, I papranueshëm dhe nuk do duhej të ndodhte, sepse një ekstradim eventual nuk është më në dëm të fatit personal të Tomor Morinës. Por mund të ketë pasoja edhe për marrëdhëniet ndër-shtetërore në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së veriut. Dhe nuk do të donim që raste të tilla të ndikojnë për prishjen eventuale, për çka na nuk jemi të interesuar fare si Kosovë”, tha Gjergj Dedaj, Ambasador i Republikës së Kosovës.

Ndërsa ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq sot tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk e ekstradon Tomor Morinën, kjo do të nënkuptojë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se ata do të respektojnë ligjin ndërkombëtar, që do të thotë ekstradim tek autoritetet serbe. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të shohim se çfarë mund të bëjmë tjetër, unë nuk dua të paragjykoj”, tha Stefanoviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme