Defekt me energji elektrike, zjarri përfshiu objektin e ambulancës në Zveçan

Të mërkurën është përfshirë nga zjarri objekti i ambulancës së fshatit Zupqe në Zubin Potok.

Dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një defekti me energji elektrike.

“Si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike është përfshirë nga flakët edhe objekti i ambulancës së fshatit. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe eksperti i zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme