Shqipëria do të jetë organizatore e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023”, që do të mbahet verën e 2023-s, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Stërvitja “Defender Europe” është një stërvitje vjetore, shumëkombëshe, e përbashkët në shkallë të gjerë, e drejtuar nga SHBA, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe vendeve partnere.
© SYRI.net