Dega e OVL-së në Skenderaj reagon pas përplasjeve të brendshme në PDK

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Dega në Skenderaj, duke parë situatën e rënduar në vend, sot vendosi të dalë me një kërkesë për unitet.

“Ne veteranët e luftës, bashkëluftëtarë të atyre që dje na udhëhiqnin në fronte lufte, atë botë ishit dhe ishim të gjithë të bashkuar me të vetmin qëllim, që ta luftojmë armikun deri në fitore, pastaj edhe në kohë paqeje ishit të bashkuar me qëllimin më të mirë, për zhvillimin e vendit, ani pse dikush ishte rreshtuar në një parti e dikush në parti tjetër, por prapë ishit dhe ishim bashkudhëtar të të njëjtit qëllim”, thuhet në komunikatë.

OVL e UÇK-së, Dega në Skenderaj, kërkojnë nga disa bashkëluftëtarë të tyre që t’i heqin inatet personale, qëllimet e këqija, qofshin ato edhe partiake apo individuale dhe të bashkohen si dikur, pasi vetëm të bashkuar bëhemi më të fortë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme