Degët e AKR’së revoltohen me ministren Reshitaj, e quajnë dhelpër

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka zhvilluar një vizitë në Skenderaj, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bekim Jashari. Gjatë kësaj vizite, ajo nuk është ndalur fare tek Dega e AKR’së në Skenderaj. E për këtë kanë reaguar përfaqësues të kësaj Dege, të cilët e kanë quajtur ministren ‘dhelpër’, raporton Periskopi.

Fotografinë e ministres me Jasharin e ka publikuar Musa Dervishaj nga Dega e AKR’së në Skenderaj, i cili ka kritikuar ashpër atë.

“A ishte të paktën te zyra e AKR’së sa për “SY E FAQE”, te ajo zyrë qe i tha “JO” si kandidate për deputete dhe mirë ia bëri sepse aktivistet e asaj zyre e njohën me kohë dhe e trajtuan si mashtruese”, shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Tutje ai shkruan se po të votohej në Kryesinë e AKR’së për ndonjë post të rëndësishëm në Qeveri, Albena Reshitaj nuk do t’i merrte as 10 për qind të votave.

Lexoni të plotë reagimin e Musa Dervishajt:

Dhelpra e MMPH’së.

Turp për ministren Albena Reshitaj.

Pse erdh ajo “TINEZ” në Skënderaj?

A ishte të paktën te zyra e AKR’së sa për “SY E FAQE”, te ajo zyrë qe i tha “JO” si kandidate për deputete dhe mirë ia bëri sepse aktivistet e asaj zyre e njohën me kohë dhe e trajtuan si mashtruese.

Fuqia dhe talenti i saj për tu zvarritur është larg mbi nivelin e dijës që padrejtësisht pretendon që e ka.

Askush më mirë se ne anëtarët e kryesisë së AKR’së nuk e njeh Albenen. Sikur te votohej në kryesin e AKR’së as 10% të votave nuk kish me i marr për asnjë detyre tē rëndësishme në qeverin e Kosovês, por siq thash më herët ajo përmes talentit që ka është ngjit fort për presidentit të AKR’së dhe nuk bie lehtë.

Kualitetet e saj sigurisht edhe më mirë ia njohin Suharekalinjet ashtu siq i njohin meritat e Zijadin Gecit dhe Leutrim Sahitit votuesit e AKR’së nga Skënderaji që përmes logjikës dhe zanatit të Albenes arrijn të kapin vetëm benifite.

Sa asambleist i ka ajo në Suharek e sa në Prizren?

Ajo është “nënkryetarja” e AKR që i prishi këto dy degë.

Ajo si duket është në rrugë të mirë që së shpejti ta shkatërroj edhe degën e AKR’së në Skënderaj, degën që e bëri xheloze sepse në zemrën e Drenicës AKR doli me mbi 10%.

Pse se gjen ajo një kryetar tjetër për këtë degë?

Një kryetar për qejfi që e pret në Skënderaj!

Dega e AKR’së në Skënderaj nuk e meriton një injorim dhe poshtrim si ky nga nje ministre pa “KURRIZ”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme