Një tjetër dëshmi që mund të hedhë dritë mbi vrasjen brenda burgut të Peqinit është edhe ajo të dënuarit Engjell Ucaj.
Edhe pse shkurt ai ka treguar se çfarë ka ndodhur para se Sokol Mjacaj të vriste Arben Lleshin dhe të plagoset, Indrit Shaqjan.
Sipas tij, Sokol Mjacaj ka hyrë me shpejtësi në dhomë dhe më pas brenda në tualet, ku ka dëgjuar edhe zhurma.
“Është pyetur i dënuari Engjell Ucaj, i cili ka deklaruar se pa te hynte ne dhome me shpejtësi Sokol Mjaca dhe direkt shkoj ne tualete, aty ka qëndruar pak dhe u largua. Ne kohen qe ishte në tualet Engjelli ka dëgjuar zhurme nga brenda tualetit dhe Sokoli është larguar menjëherë”, thuhet në dosjen hetimore.
Engjëll Ucaj është dënuar për vrasjen të birit të tij bashkë me nusen italiane, e cila ishte shtatzënë.
Në lidhje me vrasjen e Arben Lleshit në pranga kanë rënë 12 zyrtarë të burgut të Peqinit, por edhe autori Sokol Mjacaj, i cili edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm, duket se do të përballet me një tjetër akuzë të rëndë, duke rënduar edhe më shumë pozitën e tij.